“Nuk durojmë ma hajninë”- Nis protesta kundër shtrenjtimit të energjisë në Prishtinë

“Nuk durojmë ma hajninë”- Nis protesta kundër shtrenjtimit të energjisë në Prishtinë

Qytetarët kanë nisur të mblidhen për protestën që pritet të fillojë pas pak në Prishtinë, kundër propozimit për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Pika e grumbullimit është paraparë të jetë pranë objektit të KEDS-it, ndërsa marshimi do të vazhdojë deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Ndërkohë, bazuar në pamjet e publikuara nga Periskopi,  shumë qytetarë tashmë janë mbledhur me pankarta në duar, ku shkruan “Nuk durojmë ma hajninë”, “Rryma është nevojë esenciale e jetës”.

Shpërndaje në: