Balotelli feston në mënyrën e tij kualifikimin për në ‘Champions’ (Foto)
Sulmuesi italian, Mario Balotelli ka festuar kualifikimin e skuadrës së tij franceze, Nice, për në Ligën e Kampionëve, transmeton Periskopi.
Italiani problematik ka ringjallur karrierën e tij në këtë sezon duke shënuar 13 gola për Nice në 19 paraqitje, duke e ndihmuar në kualifikimin për në Ligën e Kampionëve.

SuperMario ka vizituar muralin e tij në Nice, që ia kanë bërë tifozët e Nice me mbishkrimin ‘SuperMario’.

Mario Balotelli ka shënuar 13 gola për Nice
Fitorja ndaj Nancy me rezultat 3 me 1, i ka siguruar qëndrim në tri pozitat e para në tabelë, pas më shumë se 41 vitesh. /Periskopi/



