Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë për falsifikim të votave

Kërkohet paraburgim për 22 kryesues në Gjakovë për falsifikim të votave

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj 22 kryesuesve, të dyshuar për falsifikim të rezultateve të votimit gjatë procesit të numërimit të votave në Komunën e Gjakovës.

Sipas Prokurorisë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, janë zhvilluar veprime hetimore lidhur me dyshime për manipulim të rezultateve brenda subjekteve politike gjatë zgjedhjeve për deputetë të Kuvendit të Kosovës. Në kuadër të hetimeve, janë intervistuar 22 persona, të cilët dyshohen për veprën penale “Falsifikimi i rezultateve të votimit”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë, ndërsa ndaj tyre është parashtruar kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit pranë gjykatës kompetente. Prokuroria ka theksuar se mbetet e përkushtuar në mbrojtjen e integritetit të procesit zgjedhor dhe të votës së lirë të qytetarëve.

Shpërndaje në: