Aksidenti në rrugën Prishtinë–Pejë, një i lënduar

Aksidenti në rrugën Prishtinë–Pejë, një i lënduar

Policia ka dhënë detaje lidhur me aksidentin që ndodhi në rrugën Prishtinë–Pejë, në fshatin Gllarevë, ku u përfshinë dy automjete.

Sipas zëdhënësit të Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi, aksidenti ku mbeti i lënduar një person ndodhi rreth orës 16:45.

Gashi njoftoi se i lënduari u dërgua fillimisht në QKMF në Klinë, pastaj në spitalin rajonal të Pejës.

Në vendngjarje janë hetuesit e aksidenteve.

Shpërndaje në: