Aksident në Gjilan, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi jashtë rrugës
Sot rreth orës 17:00, një aksident trafiku ndodhi në aksin rrugor Gjilan–Kamenicë, ku mbeti i lënduar një person.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjilanit, Valon Osmani.
Sipas Policisë, vozitësi i një automjeti me targa vendore, një mashkull kosovar, ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë jashtë rrugës, duke pësuar lëndime trupore.
Ai po merr ndihmë mjekësore në qendrën emergjente në Gjilan.
Hetuesit e aksidenteve po vazhdojnë hetimet për të përcaktuar rrethanat e aksidentit.



