Distria e artë në “Paris Grand Slam 2026”, Hamza: Mbrëmje krenarie për Kosovën!
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza, ka reaguar pas suksesit të xhudistes Distria Krasniqi, e cila sot rrëmbeu medaljen e artë në Grand Slamin e Parisit.
Hamza përmes një postimi në rrjetin social Facebook e ka cilësuar këtë të shtunë si një “mbrëmje krenarie” për gjithë Kosovën.
“Mbrëmje krenarie për Kosovën! Distria Krasniqi ngjitet sërish në majë të podiumit në Grand Slamin e Parisit. Ky sukses i saj na tregon se çdo ëndërr bëhet realitet me guxim, punë dhe vendosmëri.
Urime, faleminderit dhe vazhdoni të shkëlqeni! Jemi krenarë me kampionet tona!”, ka shkruar Hamza./Periskopi
Postimi i plotë:
Distria e artë në “Paris Grand Slam 2026”



