Zidane: Për Lewandowski do e përdorim këtë ‘ilaq’

Zidane: Për Lewandowski do e përdorim këtë ‘ilaq’

Dopieta e shënuar nga Cristiano Ronaldo në “Allienz Arena” është një avantazh i madh për Realin në sfidën e kthimit, por Zidane e di mjaft mirë se skuadra gjermane mund ta përmbysë humbjen 2-1.

“Duhet të luajmë një ndeshje të madhe dhe të fitojmë. Bayern nuk ndryshon stilin e lojës si në shtëpi ashtu dhe jashtë saj. Isco është gati për të luajtur si çdo lojtar tjetër. Bale është mirë, por nuk do ta rrezikojmë për sfidën e nesërme.

Shpresoj që ta kem të gatshëm për El Clasicon. Lewandowski do të jetë një armë më shumë për ta, por Ramos di mjaft mirë se si ta markojë”, ka thënë Zidane në konferencë për shtyp.

Shpërndaje në: