Arrestohet një person në Prishtinë, ishte i dënuar për keqpërdorim seksual të të miturve
Një person është arrestuar në Prishtinë.
I njëjti kishte qenë i dënuar për keqpërdorim seksual të të miturve.
Njoftimi:
Arrestohet personi i dënuar me 3 vite burgim për keqpërdorim seksual
Gjatë ditës së djeshme, Njësia për Realizimin e Urdhëresave, në kuadër të Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, ka realizuar me sukses arrestimin e një personi, i cili ishte në kërkim.
Personi E.M., 26 vjeç, ishte i dënuar me tre (3) vite burgim për veprën penale “Keqpërdorim seksual i personave nën moshën 15 vjeç”. Pas arrestimit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit sipas vendimit gjyqësor.
Policia e Kosovës falënderon qytetarët për bashkëpunimin dhe riafirmon përkushtimin e saj për garantimin e sigurisë publike, parandalimin e rreziqeve dhe zbulimin e çdo vepre penale që cenon rendin dhe qetësinë publike.



