“Roadpol 2026”: Kontroll i shtuar për kamionë dhe autobusë në gjithë Kosovën
Policia e Kosovës ka njoftuar se nga sot do të nisë aktivitetet sipas planit “Roadpol 2026”, ku do të kontrollohen mjetet e transportit të mallrave dhe të udhëtarëve, pra kamionët dhe autobusët.
Bazuar në njoftimin zyrtar, këto aktivitete do të zbatohen deri më 15 shkurt, në të gjitha rrugët e vendit me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik.
“Shoferët e kamionëve dhe autobusëve konsiderohen shoferë profesionistë, andaj presim nga të njëjtit që të jenë model në respektimin e rregullave dhe sjelljes në trafik”.



