Supremja shqyrton ankesat ndaj PZAP-së për rezultatet e 28 dhjetorit
Gjykata Supreme ka shqyrtuar të gjashtë ankesat administrative kundër vendimeve të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, lidhur me rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 28 dhjetorit.
Në një përgjigje për Klan Kosova, Gjykata Supreme tha se gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët.
“Ju njoftojmë se ankesat administrative të paraqitura në Gjykate Supreme, kundër vendimeve të PZAP-se janë shqyrtuar dhe gjatë ditës pritet të përfundojë përpilimi i vendimeve dhe ekspedimi i tyre tek palët. Gjykata do t’ju njoftojë me kohë për mënyrën e vendosjes”, thuhet në përgjigje.



