Policia deklarohet për rrahjen brenda shkollës “Pavarësia” në Prishtinë
Policia është aktivizuar lidhur me rastin e rëndë të ndodhur sot në shkollën “Pavarësia” në Prishtinë, ku një mësimdhënës ushtoi dhunë brutale mbi një nxënës.
Zëdhënësi i policisë për Kryeqytetin, Enis Pllana, tha për Klankosova.tv se palët e përfshira janë shoqëruar në stacionin policor.
“Sot rreth orës 12:00, kemi pranuar informatën për një rast sulmi fizik të ndodhur në një shkollë fillore në Prishtinë. Menjëherë policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka shoqëruar në stacion policor palët e përfshira në rast”, tha ai.
Aktualisht policia në koordinim me prokurorinë ka nis një hetim për zbardhjen e rastit.
“T`mys”, “t `ha dreqi” – Mësimdhënësi e rrah brutalisht një nxënës në shkollën “Pavarësia”



