Protestojnë mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia”, Ymeri nga SBASHK-u: Përveç dhunës psikike, po përballen edhe me dhunë fizike

Protestojnë mësimdhënësit e shkollës “Pavarësia”, Ymeri nga SBASHK-u: Përveç dhunës psikike,  po përballen edhe me dhunë fizike

Shoqata Sindikale e ShFMU “Pavarësia”, Këshilli Drejtues i Shkollës dhe Këshilli i Prindërve sot kanë mbajtur në protestë dy orëshe në shkollë, pas incidentit fizik që ndodhi mes një arsimtari të kësaj shkolle dhe një nxënësi.

Në protestën e mbajtur në këtë shkollë i pranishëm ishte edhe Ymer Ymeri nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit (SBASHK).

Ai tha se një rast i tillë nuk është hera e parë që po ndodh, pasi raste të ngjashme kanë ndodhur edhe në shkolla tjera.

“Përveç dhunës psikike ndaj punëtorëve të arsimit, mësimdhënësve nga ana e nxënësve e shpeshherë edhe nga ana e prindërve ka raste edhe kur janë sulmuar fizikisht, si ai i djeshit…

Na vjen shumë keq që ka ndodh. Por, më e keqja më e madhe është se ngjarja nuk është paraqitur në mënyrën e duhur krejtësisht, por është marr një pjesë nga fundi i ngjarjes pothuajse dhe ajo është publikuar…”, tha ai.

Sipas tij, pastaj edhe organet e sigurisë kanë vepruar në bazë të këtyre ngjarjeve të publikuara.

“Kërkojmë nga organet e drejtësisë të shqyrtohet sa më shpejt rastin, të dilet me të vërtetën dhe ta lirojnë arsimtarin… Të ndërmarrin masa ndaj prindërve, fëmijët e të cilëve përdorin dhunë në shkollë”, tha ai.

Foto: EO

Shpërndaje në:
TË NGJASHME
Lushaku: U pa qartë, VV refuzoi të votojë masa në mbështetje të qytetarëve

Jehona Lushaku, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka reaguar lidhur me rezolutën e kësaj…

Cili vend i BE-së goditet më shumë nga bllokimi i Ngushticës së Hormuzit?

Kompanitë e transportit detar nga Greqia, Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Kina janë ndër më…

Një problem i madh në “Camp Noun” e ri, ankohen tifozët

Pavarësisht përpjekjeve të presidentit të Barcelonës, Joan Laporta, për të promovuar “Camp Noun” e ri,…

OVL-UÇK kritikon Dhomat e Specializuara për vlerësimin e pronave të ish-udhëheqësve

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së (OVL UÇK) ka reaguar ndaj raportimeve se Dhomat…

Ra nga objekti ku ishte duke punuar në Ferizaj, vdes në QKUK 44-vjeçari, Policia jep detaje

Një person, R.K 44 vjeçar, ka vdekur sot në QKUK ku po trajtohej nga lëndimet…

Barcelona i ofron kontratë të re veteranit, por me pagë të përgjysmuar

Barcelona ka bërë një përpjekje për ta mbajtur Andreas Christensen edhe pas përfundimit të sezonit,…

Çështja e Presidentit: Abdixhiku e Kurti takohen të hënën

Deputeti nga radhët e LDK-së, Lutfi Haziri  ka folur rreth procesit të zgjedhjes së presidentit…

Ekspozita skandaloze, Gashi ‘e luan’ të pafajshmin: Me kanë bo tabel qitjeje, mu ka dok e ulët

Shkëlzen Gashi, është deklaruar rreth kritikave që i janë bërë atij për ekspozitën në sheshin…