Incidenti mes mësuesit dhe nxënësit në Prishtinë, çka thotë raporti policor
Pas incidentit që ndodhi në shkollën ShFMU “Pavarësia” në Prishtinë, Policia e Kosovës ka arrestuar mësimdhënësin të dyshuar për sulm fizik.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë, rasti është raportuar më 09.02.2026, rreth orës 11:40, brenda objektit të shkollës. Një mashkull kosovar ka njoftuar se ishte sulmuar fizikisht nga një tjetër mashkull kosovar, derisa ndodheshin në ambientet e institucionit arsimor.
“I dyshuari është intervistuar nga policia dhe, me vendim të prokurorit kompetent, është arrestuar dhe dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin zyrtar të Policisë së Kosovës.
Rrethanat e incidentit dhe motivet e tij mbeten ende të paqarta, ndërsa autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.



