Policia e kap 23 vjeçarin e kërkuar dhe të dënuar për blerje, shitje dhe posedim të narkotikëve
Policia e Kosovës ka arritur ta kap 23 vjeçarin nga Prizreni i cili ishte i dënuar me burg për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.
Postimi i plotë:
Dërgohet në burg një i kërkuar dhe i dënuar me 14 muaj burg efektiv për “Narkotik”
Prizren, 10 Shkurt 2026
Më datë 09.02.2026, policët e njësitit për realizimin e urdhëresave të Stacionit Policor Prizren-Veri, pas veprimeve operative–hetimore dhe duke vepruar sipas një plani taktiko-operativ, kanë arritur që të realizojnë urdhëresën e gjykatës dhe është dërguar në burg i dënuari E.R., mashkull , 23 vjeçar nga Korisha e Prizrenit. I njëjti ka qenë në kërkim pasi ishte i dënuar me 14 muaj burg efektiv me vendim të plotfuqishëm të Gjykatës Themelore të Prizrenit.
I arrestuari është dënuar me 14 muaj burg për veprën penale “blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge” nga neni 267, paragrafi 2 i KPRK-së.
I arrestuari E.R. fillimisht është sjellë në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg për vuajtjen e dënimit.



