Nesër seanca konstituive, Basha thërret në takim krerët e partive

Nesër seanca konstituive, Basha thërret në takim krerët e partive

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha ka ftuar në takim krerët e subjekteve politike pasi presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka thirrur për nesër seancën konstituive.

Ky takim i Bashës me kryetarët do të fillojë në orën 17:00, dhe ka për qëllim përgatitjet për seancën e nesërme.

Seanca konstituive nis nesër me fillim të orës 12:00.

Shpërndaje në: