Gëzohet Juventus, shikoni me çfarë mbrojtje do të luajë Barcelona të mërkurën
Barcelona ka probleme me mbrojtje para ndeshjes ndaj Juventusit.
Mungesa e Javier Mascheranos i ka shkaktuar telashe të mëdha Luis Enriques.
Me shumë gjasë, dyshja e katalunasve do të përbëhet nga Gerard Pique dhe Samuel Umtiti, përcjellë “Lajmi.net”.
Kjo dyshe nuk funksionon aq mirë dhe një gjë e tillë u pa edhe në sfidën ndaj Real Sociedadit të shtunën, ku Barca pësoi 2 gola.
E nëse Juventus shënon eventualisht vetëm një gol të mërkurën, atëherë Barcelonës do t’i duhen 5 për t’i eliminuar italianët.




