Tiranë: Përshkallëzohet situata para Parlamentit, protestuesit hedhin molotov e policia gaz lotsjellës

Tiranë: Përshkallëzohet situata para Parlamentit, protestuesit hedhin molotov e policia gaz lotsjellës

Është përshkallëzuar protesta e opozitës para Parlamentit të Shqipërisë, ku, sipas A2cnn, protestuesit kanë hedhur molotov në drejtim të policisë, ndërkohë që forcat e rendit nisën shpërndarjen e turmës me ujë dhe gaz lotsjellës, transmeton Periskopi.

Më herët protestuesit dhe deputetët e PD-së shtynë efektivët duke tentuar të çajnë kordonin policor, ndërkohë që “blutë” ruajtën perimetrin.

Si pasojë e sulmit me bomba molotov, lëndë piroteknike dhe sende të forta, u dëmtuan edhe tre punonjës policie, të cilët janë transportuar për ndihmë mjekësore, pasi kanë pësuar djegie e dëmtime fizike nga sendet e forta.

Përgjatë gjithë tubimit u dëmtuan 4 punonjës policie, raporton A2CNN.

Shpërndaje në: