Tërmeti në Kosovë, Komuna e Prishtinës apelon për kujdes
Një tërmet me magnitudë 4.8 të shkallës Rihter ka goditur sonte, rreth orës 22:05, juglindjen e Kosovës, përkatësisht zonën Prizren–Shtërpcë, ndërsa lëkundjet janë ndier edhe në disa pjesë të tjera të vendit, përfshirë Prishtinën.
Sipas njoftimit zyrtar të Komunës së Prishtinës, deri në këto momente nuk ka raportime për persona të lënduar apo dëme serioze materiale.
“Institucionet përkatëse janë duke e monitoruar situatën në vazhdimësi dhe mbeten në gatishmëri.Autoritetet u bëjnë thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes dhe të ndjekin udhëzimet e sigurisë në rast të lëkundjeve të tjera”, thuhet në njoftim.
Njoftimi i plotë:



