Mishetiq: Hashim Thaçi është i pafajshëm
Ka nisur seanca gjyqësorë në gjyqin ndaj Thaçit dhe të tjerëve, ku avokati i ish-presidentit Hashim Thaçi po thotë fjalët e fundit.
Qysh në fjalën e parë, Mishetiq tha se Thaçi është i pafajshëm.
“Me lejoni të them se Hashim Thaçi është i pafajshëm. Ligji juaj e prezumon atë të pafajshëm”, tha Mishetiq.
Ai shtoi se gjykata e Hagës ka dështuar të mbledh prova për të dëshmuar fajësinë e ish-presidentit të Kosovës./Periskopi



