Tottenhami shkarkon trajnerin
Tottenham Hotspur e ka shkarkuar trajnerin Thomas Frank të mërkurën, ka raportuar gazetari i njohur David Ornstein.
Shkarkimi erdhi pas humbjes nga Newcastle United një ditë më parë.
Pavarësisht se në Ligën e Kampionëve përfundoi në top-tetëshe, ecuria e Tottenhamit në Premier League nën Frankun ka qenë katastrofë, raporton Koha.net, transmeton Periskopi.
Tottenhami renditet i 14-ti në Premier League – me vetëm pesë pikë larg zonës së rënies dhe me vetëm dy fitore nga 17 ndeshje.
Është eliminuar edhe në Kupën e Ligës, edhe në Kupën FA.
Frank e drejtoi Tottenhamin nga vera pasi paraprakisht punoi te Brentfordi./Periskopi/



