Publikohen pamjet pas sulmit vdekjeprurës në një shkollë në Kanada

Publikohen pamjet pas sulmit vdekjeprurës në një shkollë në Kanada

Janë shpërndarë pamjet e para pas sulmit vdekjeprurës në një shkollë të mesme në British Columbia të Kanadasë, ku si pasojë humbën jetën nëntë persona dhe 25 tjerë mbetën të plagosur.

Deri më tani autoritetet nuk kanë dhënë shumë detaje për autorin e sulmit, që mediat kanadeze thonë se një grua qëndron prapa sulmit.

Në anën tjetër, shumë pranë shkollës në një apartament janë gjetur edhe dy persona tjerë të vdekur, kurse policia ka konfirmuar se vrasjet në apartament dhe ato në shkollë kanë lidhje me njëra-tjetrën, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi

Motivet e sulmit mbeten të panjohura, kurse autorja e sulmit ka kryer vetëvrasje thonë nga policia kanadeze.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, shihen policë që arrijnë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar në evakuimin e nxënësve kurse helikopterët fluturojnë përreth objektit të shkollës.

Nxënësit shihen duke dalë nga shkolla me duart e ngritura lart, derisa policë të armatosur rëndë i shoqërojnë në zonat më të sigurta./Periskopi/

 

Tragjedi në Kanada: Nëntë të vrarë dhe 25 të plagosur nga të shtënat në një shkollë dhe shtëpi

Shpërndaje në: