Haradinaj takon Fazliun pas kthimit nga Haga: Presim lirimin e të gjithëve

Haradinaj takon Fazliun pas kthimit nga Haga: Presim lirimin e të gjithëve

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se familja Fazliu ka qenë në shërbim të atdheut në të gjitha fazat historike të përpjekjeve për liri.

Ai bëri të ditur se ka vizituar Fadil Fazliun pas kthimit të tij në familje, duke i shprehur respekt për qëndrueshmërinë dhe sakrificën ndër breza të familjes Fazliu.

Haradinaj e krahasoi rastin e tij me atë të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, duke përmendur Hashim Thaçin, Rexhep Selimin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin, Salih Mustafën dhe Pjetër Shalën. Ai shprehu gjithashtu gëzim për kthimin në atdhe të disa bashkëluftëtarëve dhe kërkoi lirimin e të gjithëve.

Në fund, Haradinaj ftoi qytetarët që më 17 shkurt, në ora 14:00, të mblidhen në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë në mbështetje të, siç tha ai, luftës çlirimtare.

Shpërndaje në: