Syla për marshin e 17 shkurtit: Do të jetë njëra prej protestave më të mëdha por jo e fundit

Syla për marshin e 17 shkurtit: Do të jetë njëra prej protestave më të mëdha por jo e fundit

Me datën 17 shkurt në Prishtinë do të mbahet Marshi ‘Drejtësi, jo politikë’ në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.

Në lidhje me mbajtjen e kësaj proteste ka folur nënkryetari i OVL-UÇK-së, Gazmend Syla.

Syla tha se pjesmarrja pritet të jetë masive dhe se do të jetë një nga protestat më të mëdha të mbajtura ndonjëherë.

“Pjesmarrja do të jetë masive për shumë arsye. Në fakt ne kemi patur edhe pesë protesta të tjera më herët dhe të gjitha këto protesta kanë shku duke i mobilizu njerëzit, duke i aktivizu njerëzit kundër kësaj padrejtësie. Kjo besoj do të jetë më e madhe për arsye se do të jemi në Prishtinë sepse protestat tjera ju e dini një e kemi patur në Prishtinë por të tjerat kanë qenë jashtë Kosovës. Edhe për faktin se kërkesa e Prokurorisë ka nxitur reagime shumë të mëdha edhe tek basghkëluftëtarët tanë por edhe tek shumë qytetarë të tjerë sepse është një gjë tepër e papranueshme gjithë kjo kërkesë e Prokurorisë me çdo kusht me e nxjerr në sprovë Gjykatën për me arrit me nxjerr diçka nga këto akuza të fabrikuara nga Prokuroria e Serbisë sepse vetëm me ato dokumente është shërby Gjykata Speciale. Prandaj po mendoj se do të jetë njëra prej protestave më të mëdha por jo e fundit” tha Syla për GazetaBlic

Shpërndaje në: