Rama: Më 16 shkurt orët e para të mësimit në Prishtinë i kushtohen nderimit të UÇK-së

Rama: Më 16 shkurt orët e para të mësimit në Prishtinë i kushtohen nderimit të UÇK-së

Përparim Rama, Kryetar i Prishtinës, tha se orët e para të mësimit më 16 shkurt do t’i kushtohen nderimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kjo në prag të përvjetorit të pavarësisës së Kosovës dhe procesit në Hagë kundër ish-drejtuesve të UÇK-së për çka edhe do të mbahet marsh mbarëpopullor mbështetës.

Postimi i Ramës:

🇽🇰 Në Kryeqytet, ora e parë mësimore në nderim të UÇK-së! Reflektim mbi historinë dhe përgjegjësinë tonë shtetërore!

Në prag të 18-vjetorit të Pavarësisë së Republikës së Kosovës, në të gjitha shkollat publike të Kryeqytetit, ora e parë mësimore e datës 16 shkurt do t’i kushtohet historikut, rolit dhe sakrificës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Si Kryeqytet, kemi obligim institucional dhe moral të kultivojmë te brezat e rinj respekt për historinë, sakrificën dhe idealet tona.

Kujtesa historike është themel i identitetit dhe respektit për shtetësinë!

Shpërndaje në: