Votohen nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës
Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë zgjedhur pesë nënkryetaret e Kuvendit të Kosovës, shkruan Periskopi.
Në votim morën pjesë 115 deputetë, nga të cilët 104 votuan për, 3 kundër dhe 6 abstenuan.
Ardian Gola nga LVV, Kujtim Shala nga LDK dhe Vlora Çitaku nga PDK, janë zgjedhur nënkryetarët e Kuvendit.
Hekuran Murati propozoi Ardian Golën për nënkryetar nga LVV.
“Grupi parlamentar i PDK-së e propozon Vlora Çitakun”- tha Blerta Deliu e PDK-së.
“LDK propozon Kujtim Shalën”- tha Besian Mustafa.
Lista Serbe, përmes deputetit Igor Simiq, propozoi Sllavko Simiqin.
Elbert Krasniqi propozoi Emilija Rexhepin.



