Kurti e nis fjalën me gjyqin në Hagë: Kërkesa për 45 vjet burg bie ndesh me të vërtetën e luftës tonë

Kurti e nis fjalën me gjyqin në Hagë: Kërkesa për 45 vjet burg bie ndesh me të vërtetën e luftës tonë

Mandatari për formimin e Qeverisë, Albin Kurti, ka nisur fjalimin e tij në Kuvendin e Kosovës, ku fillimisht ka përmendur gjykimin ndaj katërshes së UÇK-së në Hagë.

Kurti tha se kërkesa e Prokurorisë së Specializuar bie ndesh me të vërtetën e luftës çlirimtare.

“Këto dy seanca po i mbajmë pasdite, sepse këto ditë po zhvillohen seancat e fundit të procesit gjyqësor ndaj drejtuesve të UÇK-së, Hashim Thacit, Kadri Veseli, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit. Kërkesa e Prokurorisë për nga 45 vjet burg për secilin është orvatje që bie ndesh me të vërtetën dhe mohon kontekstin historike  politik luftës sonë çlirimtare. Qëndrimi i Qeverisë në Kosovë është i qartë, në Kosovë janë kryer krime kundër njerëzimit ndaj popullatës civile, që i ka kryer regjimi i Millosheviqit.” – tha Kurti.

Shpërndaje në: