Mot i vranët sot në Kosovë
Sot në vend do të mbajë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu.
Sipas Institutit Hidrometerologjik, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale pritet të arrijnë nga 8 deri në 12 gradë Celsius.
Do të fryjë erë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 7 metra në sekondë./Periskopi



