Futbollistja amerikane vjen për të luajtur në Kosovë, firmos me klubin e KFF Mitrovicës
Skuadra kosovare, KFF Mitrovica e ka mbyllur afatin e transferimeve me një “goditje” nga Amerika.
Mitrovicasit kanë transferuar futbollisten amerikane, Ryann Fetty.
Ajo vjen nga skuadra e Bundesliga-s 2 në Austri, Pinzgau Saalfelden.
“KFF Mitrovica mbyll merkaton e transferimeve me përforcimin e radhës, duke zyrtarizuar afrimin e lojtares amerikane Ryann Fetty, e cila së fundmi ishte pjesë e 2. Frauen-Bundesliga (liga e dytë e Austrisë) me klubin FC Pinzgau Saalfelden”, shkruhet në njoftimin e klubit.
Klubi më i suksesshëm kosovar në kategorinë e femrave është duke i bërë përgatitjet në Durrës të Shqipërisë, para vazhdimit të kampionatit dhe garave tjera të këtij sezoni./Periskopi/
View this post on Instagram



