Ky është kalendari i plotë i Kosovës për ndeshjet në Ligën e Kombeve 2026
UEFA ka publikuar të premten orarin zyrtar të edicionit të ri të Ligës së Kombeve, dhe Kombëtarja e Kosovës tashmë e di se kur do të përballet me secilin kundërshtar në grupin e saj.
“Dardanët” e nisin fushatën më 24 shtator me një ndeshje në shtëpi ndaj Republikës së Irlandës, një sfidë kyçe për të vendosur ritmin e fillimit të garës. Tri ditë më pas, më 27 shtator, Kosova do të udhëtojë për të përballuar Austrinë.
Tetori sjell dy takime të tjera të rëndësishme: më 1 tetor, Kosova viziton Izraelin, ndërsa më 4 tetor rikthehet në shtëpi për përballjen me Austrinë.
Fazën e grupeve e mbyllin dy ndeshjet nëntorin: më 14 nëntor, “Dardanët” presin Izraelin, ndërsa më 17 nëntor luajnë në transfertë ndaj Irlandës.
Me një kalendar të ngjeshur dhe përballje sfiduese në pak javë, Kombëtarja e Kosovës synon rezultate pozitive për të arritur objektivat dhe për të treguar se është një skuadër konkurruese në këtë edicion të Ligës së Kombeve.




