Milionat e BE`së nga Plani i Rritjes, mblidhet Komisioni për Integrime për ta shqyrtuar Projektligjin

Milionat e BE`së nga Plani i Rritjes, mblidhet Komisioni për Integrime për ta shqyrtuar Projektligjin

Pas krijimit të institucioneve të reja, Kuvendit dhe Qeverisë, sot do të mbahet edhe mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane, e ku do të shqyrtohet një prej projektligjeve shumë të rëndësishme, ai me BE-në për Planin e Rritjes.

Kjo është konfirmuar në faqen zyrtare të Kuvendit të Kosovës, ku tregohet se kjo mbledhje do të mbahet në orën 12:00

Ky Komision siç njofton Kuvendit “do të shqyrtojë Projektligjin për ratifikimin e “Marrëveshjes ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian mbi aranzhimet për zbatimin e përkrahjes së Unionit për Kosovën në kuadër të Instrumentit për reforma dhe rritje”.

Miratimi i këtij Projektligji në Kuvendin e Kosovës është shtyrë për shkak të bllokadës politike 1 vjeçare dhe janë gjithsejtë 882 milionë euro që Kosova pritet t’i marrë nga kjo marrëveshje me BE-në.

Shpërndaje në: