Avokati i Selimit: Qasje e paqartë e ZPS`së për autorësinë e dokumenteve

Avokati i Selimit: Qasje e paqartë e ZPS`së për autorësinë e dokumenteve

Avokati i Rexhep Selimit, Eric Tully, ka thënë se Zyra e Prokurorit të Specializuar (ZPS) nuk e ka bërë asnjëherë të qartë autorësinë e materialeve që ia ka mveshur Selimit, dhe nuk do të thotë që nëse disa prej materialeve janë sekuestruar nga Selimi, janë të tij.

“Duhet ta keni parasysh që kjo mund të ketë pasoja konkrete për personin.. Qasja e paqartë e Prokurorisë lidhur me këto shënime në momentet e fundit të këtij gjykimi u bë edhe më e paqartë me pretendimet e tyre të forta se fjalët këtu janë të zotit Selimi. Po t’i kishim ditur këto akuza specifike gjatë gjykimit, ne si mbrojtje do të kishim pasur strategji tjetër gjatë kundërpyetjeve tona dhe do të kishim bërë hetime tjera sa u përket pretendimeve të Prokurorisë. Këtu ne jemi cenuar”, ka thënë Tully.

Shpërndaje në: