Aksion i madh i Prokurorisë Themelore në Pejë-Cak argjendaritë

Aksion i madh i Prokurorisë Themelore në Pejë-Cak argjendaritë

Një operacion i gjerë është zhvilluar të premten në qytetin e Pejës, ku autoritetet kanë ndërmarrë veprime në kuadër të një aksioni të koordinuar institucional.

Aksioni është udhëhequr nga Prokuroria Themelore në Pejë, në bashkëpunim me Njësinë për Krime Ekonomike, Inspektoratin Qendror të Mbikëqyrjes së Tregut, Doganën e Kosovës dhe Administratën Tatimore të Kosovës, raporton Insajderi, transmeton Periskopi.

Ekipet kanë zbarkuar në zonën e njohur si Çarshia e Gjatë, ku në fokus të kontrollit kanë qenë disa argjendari.

Kryeprokurorja, tre prokurorë dhe hetuesit e krimeve ekonomike kanë dalë në terren, të shoqëruar nga dhjetëra inspektorë.

Shpërndaje në: