“Liria ka Emër” në Prizren për marshin e 17 shkurtit
Platforma “Liria ka Emër” ka qëndruar në Prizren në kuadër të organizimit të marshit të 17 shkurtit me ç’rast është pritur nga dega e veteranëve të OVL UÇK-së në këtë qytet.
Përfaqësuesit e kësaj platforme i kanë falënderuar ata për pritjen dhe angazhimin e vazhdueshëm.
“Mirënjohje dhe falënderim të sinqertë për pritjen dhe mbështetjen e dhënë nga OVL e UÇK-së – Dega në Prizren, për angazhimin dhe përkrahjen e vazhdueshme.
Faleminderit Isa Berisha për qëndrimin e qartë dhe përkrahjen e palëkundur”.
Po ashtu, mirënjohje të veçantë, kjo platformë ka shprehur edhe për Shoqatën e Familjeve të Dëshmorëve.



