Në xhamitë e Kosovës bëhet thirrje për të marrë pjesë në marrshin “Drejtësi, jo politikë”

Në xhamitë e Kosovës bëhet thirrje për të marrë pjesë në marrshin “Drejtësi, jo politikë”

Hytbja e ditës së premte sot në të gjitha xhamitë e Kosovës u janë kushtuar 17 Shkurtit – Ditës së Pavarësisë së vendit.

Ndër të tjera, në këtë ligjëratë javore u është bërë thirrje besimtareve për të marrë pjesë në marrshin “Drejtësi, jo politikë”, i cili do të mbahet të martën.

Përmes një njoftimi, BIK ka dhënë detaje.

“Nga minaret u dha mesazh i drejtpërdrejtë në mbështetje të marshit protestues “Liria ka emër”, që do të mbahet të martën në Prishtinë. Marsh ky që organizohet në përkrahje të ish-krerëve të Ushtria Çlirimtare e Kosovës, të cilët po gjykohen në Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale në Hagë”, është thënë në njoftimin e BIK-ut.

Shpërndaje në: