Marrëveshja për milionat e Planit të Rritjes, Bajrami: Si Komision për Integrime i rekomandojmë Kuvendit ta votojë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Hykmete Bajrami, ka thënë se në mbledhjen e sotme të Komisionit është shqyrtuar projektligji Kosovë-BE për marrëveshjen në kudër të Planit të Rritjes.
Bajrami ka thënë se si Komisioni në mënyrë unanime ka rekomanduar për Kuvendin që ta votojë marrëveshjen ndërkombëtare në fjalë.
“Në mbledhjen e Komisionit të mbajtur sot, kemi shqyrtuar projektligjin për ratifikimin e marrëveshjes BE- Kosovë. Komisioni për Integrim Evropian edhe pse në kohë të shkurtër, në mënyrë unanime ka votuar për marrëveshjen dhe ka rekomanduar për Kuvendin e Kosovës që të votojë “për””, ka deklaruar Bajrami./Periskopi



