Shtyhet seanca për Projektligjin e Buxhetit për ditën e hënë

Shtyhet seanca për Projektligjin e Buxhetit për ditën e hënë

Pas diskutimeve me shefat e grupeve parlamentare, kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se seanca për buxhetin është shtyrë për të hënën nga ora 10:00.

Votimi i buxhetit për vitin 2026 në lexim të parë hasi në kundërshtimet e partive opozitare, të cilat kërkuan më shumë kohë për ta lexuar dokumentin 700-faqësh.

 Deputetët e opozitës kanë thënë se duhet ta lexojnë dokumentin për të pasur mundësi që të bëjnë propozime.

Haxhiu më pas i thirri për konsultim shefat e grupeve parlamentare dhe vendosi ta shtyjë seancën.

PDK s’e përkrah tejkalimin procedural për votimin e Projektligjit për Buxhetin, Tahiri: Na duhen të paktën 3 ditë për ta lexuar

Abdixhiku: S’mund të pranohet që buxheti të diskutohet brenda tri orëve, le të jetë edhe i zoti i shtëpisë këtu

Projektligji për Buxhetin 700 faqe, Tahiri i AAK’së: Duhet me kanë supermen me analizu shpejt, s’ka urgjencë

Shpërndaje në: