Tre herë kampioni i Kosovës përkrah marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”

Tre herë kampioni i Kosovës përkrah marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”

Skuadra e Ballkanit ka përkrahur marshin qytetar “Drejtësi, jo politikë”, i organizuar për nder të sih krerëve të UÇK-së.

Kjo protestë qytetare do të mbahet ditën e marte me 17 shkurt, në sheshin ”Skenderbeu” në Prishtinë, nga ora 14:00.

”Mbështesim drejtësinë, jo politikën!
Si FC Ballkani, prej futbollistëve e deri tek gjithë stafi, jemi krah protestës të së martës me 17.02.2026, “DREJTËSI, JO POLITIKË”!
Përkrahim vetëm drejtësinë dhe transparencën, larg çdo agjende politike!”, thuhet në njoftimin e Ballkanit.

Protesta “Drejtësi, jo politikë”, e organizuar nga platforma ”Liria ka Emër”, ka marr përkrahje nga shumë klube kosovare dhe tifozeri të ndryshme

Shpërndaje në: