Sot ‘Dita e të Dashuruarve’ – historia e Shën Valentinit dhe kuptimi i festës
Sot, më 14 shkurt, në mbarë botën festohet Dita e të Dashuruarve, e lidhur me figurën e Shën Valentinit, ipeshkëv dhe martir i hershëm i krishterimit, i cili konsiderohet pajtori i të fejuarve dhe i çifteve.
Ai besohet se jetoi në shekujt III–IV dhe ishte ndër ipeshkvijtë e parë të Terni në Itali, i njohur për jetën e tij të shenjtë dhe përhapjen e mesazhit të dashurisë.
Sipas traditës kishtare, Valentini u burgos gjatë sundimit të perandorit Aureliani dhe u ekzekutua më 14 shkurt të vitit 273 në Romë për shkak të besimit të tij. Reliket e tij thuhet se ruhen ende në Terni.
Me kalimin e kohës, festa mori kuptim më të gjerë dhe u bë simbol i dashurisë dhe përkushtimit mes njerëzve, duke ruajtur mesazhin se dashuria e vërtetë kërkon sakrificë, besnikëri dhe dhurim të sinqertë ndaj tjetrit./TCh/



