Dyshimet për manipulim me vota, 14 të arrestuar në Gjilan

Dyshimet për manipulim me vota, 14 të arrestuar në Gjilan

14 kryesues e anëtarë të komisioneve numëruese në Gjilan janë arrestuar nën dyshimet për falsifikim të rezultatit zgjedhor të 28 dhjetorit.

Policia bën me dije se të njëjtit janë intervistuar dhe më pas liruar në procedurë të rregullt.

“Qendra Komunale e Numërimit dhe Rezultateve zgjedhore, Gjilan  29-30.12.2025 – 01-02.01.2026. Më 13.02.2025 në cilësinë e të dyshuarve janë arrestuar dhe intervistuar 14 persona të dyshuar, kryesues dhe anëtarë të komisioneve numërues të QKN-Gjilan, me dyshimin se me datat e lartcekur gjatë numërimit dhe regjistrimit të rezultateve dyshohet se kanë falsifikuar rezultatet zgjedhore”.

“Të dyshuarit pas intervistimit me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt”, thekson policia në raportin 24-orësh të saj.

Shpërndaje në: