Bedri Hamza shpërndanë pamje nga përgatitjet për marshin e 17 shkurtit
Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka treguar për përgatitjet që po bëhen rreth marshit “drejtësi, jo politikë”, i cili do të organizohet më 17 shkurt.
Duke e publikuar një video e cila tregon një grup të të rinjve duke i barë gati pankartat për këtë marsh, ai është shprehur krenar me rinin e Kosovës.
“Pankartat i bënë gati. Mesazhi është i qartë: Drejtësi, jo politikë! Krenar që kemi një rini që e do Kosovën dhe nuk hesht përballë padrejtësisë. Ky është një marsh që i bashkon qytetarët, sepse drejtësia është mbi çdo dallim politik”, ka shkruar ai.



