“Drejtësi, jo politikë”, FFK i bashkohet protestës së 17 shkurtit

“Drejtësi, jo politikë”, FFK i bashkohet protestës së 17 shkurtit

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se do t’i bashkohet protestës së organizuar nga platforma Liria ka Emër më 17 shkurt.

Përmes një postimi kreu i FFK, Agim Ademi ka bërë të ditur se e përkrah këtë marsh derisa u ka bërë apel komunitetit të futbollit dhe të gjithë qytetarëve që të marshojnë për drejtësi dhe në mbrojtje të vlerave të luftës çlirimtare.

Protesta do të mbahet më 17 shkurt 2026, në ora 14:00, në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Shpërndaje në: