Vritet me armë zjarri 25-vjeçari shqiptar në Itali pas një sherri në një klub nate
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme në një fshat të komunës Santa Maria a Monte, në provincën e Pizës në Itali, ku viktimë ka mbetur shqiptari Kevin Muharremi.
Dyshohet se shkak është bërë një konflikt i lindur në një klub nate pak para ngjarjes. 25-vjeçari ka mbetur i vdekur në vend, ndërsa nuk dihet ende gjendja e dy personave të tjerë në mjet.



