“Liria ka Emër”: Presim 200 mijë pjesëmarrës, marshi më i madh në historinë e Kosovës
Përfaqësuesja e platformës qytetare “Liria ka Emër”, Eliza Hoxha, ka bërë të ditur se marshi i 17 shkurtit do të jetë më i madh në historinë e Kosovës së lirë.
“Presim mbi 200 mijë pjesëmarrës”, tha Hoxha, duke theksuar se qëllimi nuk është të krijohen tensione, por të promovohet uniteti qytetar.
Ajo nënvizoi mobilizimin e jashtëzakonshëm të qytetarëve.
“Nga çdo cep i Kosovës kemi marrë mesazhe përkrahjeje, madje edhe mbështetje të gjerë institucionale. Kjo është një mbështetje që kalon çdo vijë ndarëse. Kjo është çështje drejtësie dhe dinjiteti. Kemi marrë konfirmime nga i gjithë rajoni dhe Evropa. Diaspora po udhëton për orë të tëra për të qenë bashkë në këtë moment”, tha Hoxha.



