Klinika e Kirurgjisë pa rrymë, shkak një defekt në trafo

Klinika e Kirurgjisë pa rrymë, shkak një defekt në trafo

Klinika e Kirurgjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës ka mbetur pa energji elektrike.

Sebep është bërë një defekt në trafon elektrike prapa kësaj klinike, dhe tashmë ekipet e KEDS-it kanë dalë në vendngjarje.

“Pas një defekti të paraqitur në një trafo elektrike mbrapa Klinikës së Kirurgjisë, ekipet e shërbimeve teknike kanë reaguar menjëherë duke dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla për Klanin.

“Gjithashtu, në terren ka dalë edhe ekipi për mirëmbajtjen e trafove nga KEDS, të cilët janë duke punuar në sanimin e defektit”.

 

Shpërndaje në: