Macet nuk “mjaullijnë” me njëra-tjetrën: Ja si komunikojnë në të vërtetë
Aroma, gjuha e trupit dhe sinjalet e fshehta që njerëzit shpesh nuk i kuptojnë
Ne, si pronarë, e njohim mirë “gjuhën” e mjaullimës. E dimë kur macja kërkon ushqim, kur do përkëdhelje apo kur thjesht po na flet. E dimë se veshët, bishti dhe bebëzat e syve tregojnë shumë për gjendjen e saj emocionale. Por si komunikojnë macet mes tyre? Përgjigjja është më interesante nga sa mendoni dhe jo, ato nuk i “mjaullijnë” njëra-tjetrës siç bëjnë me ne.
Aroma, gjuha e padukshme e maceve
Shqisa e nuhatjes tek macet është jashtëzakonisht e zhvilluar. Ato e “lexojnë” botën përmes aromave dhe përdorin sinjale kimike për të komunikuar.
Ndoshta e keni parë macen tuaj të bëjë një shprehje të çuditshme, me gojën paksa të hapur – kjo quhet reaksioni flehmen. Antrozoologu John Bradshaw e përshkruan këtë si diçka mes nuhatjes dhe shijimit. Ky reagim u jep maceve më shumë informacion sesa thjesht nuhatja me hundë.
Ky mekanizëm është veçanërisht i dobishëm për interpretimin e feromoneve, sinjale kimike që kafshët (dhe njerëzit) lëshojnë për të dërguar mesazhe biologjike të thjeshta: territor, gatishmëri për çiftim, stres, apo prani, transmeton Telegrafi.
Macet kanë gjëndra aromatike në:
-
- gojë dhe mjekër
- ballë dhe faqe
- pjesën e poshtme të shpinës
bishti
madje edhe në putra
Nëse macja juaj jeton brenda, dijeni se e ka “shënuar” shtëpinë nga lart poshtë me aromën e saj. Kur fërkohet pas jush, po ju shënon si “të sajën”.Kjo është arsyeja pse prezantimi i një maceje të re në shtëpi kërkon kujdes. Macja e re do ta kuptojë menjëherë që aty ka një tjetër mace, falë feromoneve të fuqishme që janë tashmë të pranishme.Gjuha e trupit, komunikimi i vërtetë
Sjellja e maceve është studiuar për një kohë të gjatë. Para fundit të viteve 1800, shumica e maceve mbaheshin jashtë për të kontrolluar brejtësit. Kur filluan të bëheshin kafshë shtëpiake, njerëzit zbuluan sa komplekse është gjuha e tyre trupore, raporton Telegrafi, transmeton Periskopi.
Kur një mace dëshiron të përshëndesë një tjetër, ajo shpesh e prezanton pjesën e pasme të trupit – një “fabrikë aromash”. Për ne kjo mund të duket e çuditshme, por për macet është një përshëndetje miqësore.



