Tronditëse! E hodhën nga shkallët e stadiumit, humb jetën tifozi (Video)
Një tifoz futbolli ka humbur jetën pasi u hodh nga shkallët e stadiumit nga tifozët e tjerë nga një lartësi prej 10 metrash.
Emanuel Balbo, 22 vjeç, u godit nga tifozët të shtunën në mbrëmje në stadiumin Mario Alberto Kempes.
Video tregon momentin e tmerrshëm të incidentit kur u dhunua me grushte e shkelma përpara se ta hidhnin poshtë.
Pas dy ditësh në koma, Balbo nuk mundi t’i mbijetonte plagëve. Në stadium luhej ndeshja Blegrano kundër Talleres.
I ati i djalit që humbi jetën, tha se “autori i sulmit ishte Oscar Sapito Gomez”, të cilin viktima e akuzonte për vdekjen e të vëllait të vogël 4 vite më parë në një aksident me makinë.
Sipas mediave argjentinase, Balbo kishte identifikuar Gomez në shkallët e stadiumit, por ky i fundit i kishte thënë turmës se Balbo ishte tifoz i skuadrës tjetër dhe në atë moment të gjithë iu vërsulën për ta goditur. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=4g72iJFJlTQ



