Reshje bore javën tjetër në Kosovë

Reshje bore javën tjetër në Kosovë

Reshje lokale shiu parashihen për ditën e diel, me mundësi të shoqërohen me bubullima. Nuk mungojnë intervale me diell paradite.

Temperaturat maksimale mbesin në vlera prej 10C e 11C. Vranësirat mbesin më dominante ditën e hënë. Më vonë pasdite dhe mbrëmjes sërish reshje shiu paraqiten në pjesë të vendit, e me kalimin në ditën e martë, me rënie të temperaturave shndërrohen në reshje dëbore, njofton Mendimi për Motin.

Temperaturat zbresin në 1C e 3C. Deri në mbrëmjes reshjet pushojnë, ndërsa ditën e mërkurë parashihen më shpesh intervale me diell, por mbetet mot i ftohtë, me maksimale vetëm prej 5C, e minimalet zbresin në -2C.

Nga dita e diel frynë më shpesh erë e lehtë dhe mesatare nga krahu verior 4-10m/s.

Shpërndaje në: