“Kjo krijon boshllëqe” – Sindikata kritikon vendimin e RTK-së për largimin e dy gazetarëve nga puna

“Kjo krijon boshllëqe” – Sindikata kritikon vendimin e RTK-së për largimin e dy gazetarëve nga puna

Sindikata e RTK-së ka shprehur shqetësimin lidhur me mosvazhdimin e kontratës së punës për gazetaret Edina Avdiu dhe Hana Marteti, pas tre vitesh angazhim me kontrata të njëpasnjëshme me afat të caktuar.

Në një komunikatë për media, Sindikata thekson se për çdo vendim të tillë duhet të respektohet procedura e ligjshme dhe transparente, duke përfshirë një vendim të arsyetuar dhe kritere objektive të vlerësimit të performancës.

Sipas reagimit, Dhoma e Lajmeve e Radio Televizioni i Kosovës ka nevojë të vazhdueshme për staf të kualifikuar, ndërsa largimi i gazetarëve me përvojë krijon boshllëqe që, siç thuhet, ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e informimit publik.

Sindikata njofton se do të vazhdojë ta monitorojë situatën dhe i bën thirrje administratës që të sigurojë transparencë dhe respektim të standardeve ligjore në trajtimin e punonjësve.

Postimi i plotë:

Komunikatë për Media

Sindikata e RTK-së shpreh shqetësimin lidhur me mosvazhdimin e kontratës së punës për gazetaret Edina Avdiu dhe Hana Marteti, pas tre viteve të punës me kontrata të njëpasnjëshme me afat të caktuar.

Sindikata thekson se për çdo vendim të tillë duhet të respektohet procedura e ligjshme dhe transparente, duke përfshirë vendimin e arsyetuar dhe kriteret objektive të vlerësimit të performancës.

Gjithashtu, Sindikata vë në dukje se Dhoma e Lajmeve e RTK-së ka nevojë të vazhdueshme për staf të kualifikuar, dhe largimi i gazetarëve me përvojë krijon boshllëqe që ndikojnë drejtpërdrejt në cilësinë e informimit publik.

Sindikata e RTK-së do të vazhdojë të monitorojë situatën dhe kërkon nga administrata që të sigurojë transparencë dhe respektim të standardeve ligjore në trajtimin e punonjësve.

Me respekt,
Kryesia e SPERTK-së
Prishtinë, 16.02.2026

Shpërndaje në: