Amir Saipi në ekipin ideal të javës në Zvicër
Amir Saipi është përfshirë në ekipin ideal të javës në Zvicër.
Portieri i Kombëtares së Kosovës bëri paraqitje të jashtëzakonshme për Luganon në barazimin 1:1 ndaj Baselit, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të të Superligës së Zvicrës.
Vlen të përmendet se portieri shqiptar e priti penalltinë e Xherdan Shaqirit duke e ndihmuar ekipin e tij që ta marrë një pikë nga ky duel, plus me disa pritje të tjera bravoroze.
Faqja e specializuar – Sofascore e vlerësoi Saipin me notën 7.9 duke e vendosur në portë të formacionit ideal të javës




