Petrol Company me super dhurata për Ditën e Pavarësisë

Petrol Company me super dhurata për Ditën e Pavarësisë

Me rastin e 18-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, një nga stacionet më të mëdha të derivateve, Petrol Company me krenari i bashkohet festimeve kombëtare duke organizuar një aktivitet të veçantë dhe shpërblyes.

Për të ndarë këtë atmosferë festive, më 17 shkurt, duke filluar nga ora 12:00, Petrol Company ka përgatitur një surprizë të veçantë. 18 veturat e para që arrijnë në stacionin e Petrol Company-së në Fushë Kosovë do të shpërblehen me një voucher në vlerë prej 20€.

Ky gjest simbolik synon të shprehë falënderimin dhe respektin për të gjithë qytetarët që çdo ditë kontribuojnë në ndërtimin dhe zhvillimin e vendit tonë.

Petrol Company, me rrjetin e saj të gjerë të stacioneve në mbarë Kosovën, ka gjithmonë për synim të qëndrojë pranë qytetarëve, duke ofruar iniciativa që e forcojnë lidhjen me komunitetin. Ky aktivitet është një shembull i përpjekjeve të kompanisë për të bërë festimet kombëtare më të afërta për të gjithë.

Shpërndaje në: